Sali Berisha ishte në mbrëmje në zonën e Astirit, në një nga zonat më problematike, siç e cilësoi ai, pasi është lënë pa shkolla e çerdhe.

Kryetari i PD përcolli mesazhet që vijnë nga Kongresi i Partive Popullore Evropiane, teksa në qendër të fjalës ishte rezoluta që u nënshkrua për Shqipërinë.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Së pari përshëndetjet më të përzemërta ju sjell ju qytetareve dhe qytetarëve të Astirit, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane në të cilin u fol për ju më shumë se për të gjithë të tjerët.

Në Valencia 2 mijë delegatë që përfaqësonin 86 parti të qendrës së djathtë nga të cilat janë 14 kryeministra në Europë, votuan njëzëri rezolutën në mbrojtje të votës tuaj.

Votuan rezolutën në të cilën dënohej me ashpërsinë më të madhe Edi Rama.

Votuan rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme opozitës shqiptare dhe PD-së.

Ju jepet ju mbështetja më e madhe që keni pasur ndonjëherë që nga themelimi i kësaj partie.

Miq, qëndresa juaj, angazhimi juaj, përmbysja që po i bëni narkodikaturës, po jehon në Europë dhe në botë.

Një përshëndetje kam unë për drejtuesin politik të kësaj zone, përfaqësuesit tuaj të ardhshëm në parlamentin shqiptar, pra zotin Klevis Balliu, zotërinjtë Grigels Muçollari dhe zotin Pano, dy djem të shkëlqyer.

Është nder i madh të flasësh në këtë zonë, sepse këtu përgjegjësia qytetare është zero, por guximi dhe rezistanca juaj regjistroi rekorde të papara. Jam këtu para jush për t’u garantuar ju, banorëve të Astirit, se në planin e qeverisë së ardhshme, adresimin e probleme të juaja nga urrejtja e Edi Ramës. Ju mbrojtët vlerat tuaja. Një zonë kaq e madhe pa asnjë shkollë dhe asnjë çerdhe, kjo do të thotë se regjimi ka urrejtje për fëmijët. Një popullatë që shkon në 60-70 mijë banorë pa shkollim. Edi Rama nuk habit më njeri, sepse ai këtë qëndrim mban ndaj të gjithëve, nda të rinjve e të rejave, ndaj burrave dhe grave.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb