Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për emrin e ish-kreut të qeverisë Sali Berisha në listën e PD-së, deklaroi se ish-kryeministri nuk është Joe Biden.

Rama theksoi se ish-kryeministri përfaqëson gjithçka, që PD nuk duhet të jetë, për të ardhur në pushtet.

“Mua më kanë nxjerrë pa brekë fare dhe nuk kam bërë kështu. Unë jam Edi Rama dhe mos më krahaso me askënd. Nuk të pengon mikrofoni i Gridës për të shkuar në Europë. Është e vërtetë që Shpëtim Idrizin e kam pasur në parti. I kam kërkuar që të mbështesë reformat. Shpëtim Idrizi sot rishfaqet.

Si mund të jetë Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda, që iu shfaqet njerëzve me PD-në. PD në krye të listës ka personazhe humoristike. Nuk e kam besuar kurrë që PD të vendosë në listë Sali Berishën. Sali Berisha nuk është Joe Biden. Sali Berisha përfaqëson gjithçka, që PD nuk duhet të jetë. Kjo tregon se Berisha drejton PD-në. Dash Shehu ka qenë që në vitin 1990. S’kanë demokratët në Tiranë figura të reja. Pse duhet Vangjel Dule në Tiranë?”, tha Rama.

 

 

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb