Deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi i është kthyer ashpër kryetarit të PD-së, Sali Berisha sa i takona akuzave të këtij të fundit për një apartament që thuhet se ligjvënësja ka blerë në një zonë të shtrenjtë të Tiranës.
Nga foltorja e Kuvendit, Çaushi tha se Berisha ka dezinformuar për apartamentit, ndërsa shtoi se bëhet fjalë për një porosi dhe se pallati ende nuk ka nisur punimet.
Duke u ndalur te protesta, ligjvënësja tha se është i vetmi tubim në botë që nuk do as opozitë, dhe kryetarin e saj.
“Sali ti duhet të jesh i fundit që të vish e të flasësh për atë protestë. Me gjej një vend në botë Sali ku protestohet kundër qeverisë dhe kundër opozitës dhe lideri të saj. Një vend më gjej. Ajo foltore nuk është podium politik për zakonin tënd, Ajo foltore nuk është për ty, për të dezinformuar. Më shiko në sy Sali. Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time. Unë kam lidhur një kontratë për një apartament që nuk ka nisur Sali ndryshe nga ato që thotë ti dhe mediat e tua, për sipërfaqen deh çmimin. Ky është ajo që di të bësh ti, të dezinformosh.”, tha ajo.
