Kandidati më i votuar i PD, në listën e hapur të PD për qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri, gjatë takimit me strukturat e PD në Elbasan tha se njerëzit që morën pjesë në takim me anëtarin e Kryesisë së PD, Ervin Salianji, janë sulmuar nga strukturat e larta të PD pse morën pjesë në takim.
Pjetri tha se akuzat ishin se demokratët që morën pjesë në takim u akuzuan se ishin pjesë e fushatës së PS gjë që nuk është e vërtetë.
“Qëllimi ynë është rrëzimi i qeverisë dhe me ringritjen e PD, për 6 muaj bie qeveria”, tha Pjetri.
Ndrec Pjetri: Jam një nga kandidatët më të votuar në qarkun e Durrësit, kam ngjashmëri absolute për të gjithë ju, vij nga një familje e djathtë. Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, minimum që duhet të bënte PD, ishte analiza.
Zgjedhjet treguan se PD duhet të përfaqësohet nga fytyra të reja, pasi ato thyen rekordin e votave që kishin marrë kandidatët në 2021, por PD nuk reflektoi, të njëjtat fytyra vazhdojnë.
Ne s’jemi më parti politike, kemi një lidership që denoncimet i bën në facebook.
Para ca ditësh u zhvillua takimi i parë me bazën e PD në Durrës, dhe disa kandidatëve dhe drejtues të PD, inicuar nga Ervin Salianji, i vetmi i dënuar politik në këto 35 vjet i shoqëruar nga doctor Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja dhe unë. Cfarë ndodhi, në vend që të përgëzohemi ne u sulmuam. Por më e keqja, u sulmuan demokratët e thjeshtë dhe u akuzuan se kanë punuar për PS në fushatë. Unë ju garantoj me emrin tim se ata janë prej 2013 pjesë e fushatave të PD. Ne kemi një mission, ringritjen e PD, dhe një PD të ringritur nuk i duhet më shumë se 6 muaj të rrëzojë qeverinë.
