Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Korca, ka ironizuar organizimin e protestave dhe takimeve të fundit të PD-së, duke deklaruar se partia sot po mbledh më pak njerëz para Kryeministrisë sesa Shoqata e Gjuetarëve të Korçës mblodhi në vitin 2021.
Duke folur në një takim me demokratët, Salianji solli si shembull një protestë të zhvilluar tre vite më parë, kur ai kërkoi mbështetjen e shoqatës së gjuetisë në Korçë për kundërshtimin e moratoriumit.
“Në vitin 2021 kërkova një takim me Shoqatën e Gjuetisë në Korçë. Ata kishin shqetësim moratoriumin. Më thanë se nuk donin ndihmë nga ne si parti, por donin që moratoriumi të hiqej në Parlament dhe se do ta shihnim sa njerëz do të mblidhnin. Dega e PD-së në Korçë e vendosi dhe ata mblodhën 200 veta për të protestuar”, u shpreh Salianji.
Ervin Salianji: Në 2021 kërkoj takim me shoqatën e gjuetisë Korçë, kishin shqetësim moratoriumin. Thanë nuk duam ndihmë nga ju si parti, por duam të heqim në Parlament moratoriumin dhe do ta shihni sa njerëz do të mbledhim. E vendosi dega Korçë dhe mblodhën 200 veta për të protestuar. Ndërkohië, PD sot nuk e kupton pse e ka problem që mbledh tre herë më pak se shoqata e gjuetisë para Kryeministrisë ndërkohë që i gjithë populli opozitar, qytetarët shqiptarë janë të pakënaqur nga qeveria e Edi Ramës. Ne nuk mnund të mbledhim më pak se sa ka mbledhur në 2021 shoqata e gjuetarëve të Korçës, kur PD ka 500 mijë mbështetës që e kanë votuar, ndërsa sot janë mijëra të tjerë që janë kundër qeverisë së Edi Ramës. Thonë që kanë frikë nga regjimi demokratët… Demokratët s’kanë patur frikë nga regjimi tjetër që të vriste. Ja si është mbushur salla këtu, siç e keni parë në cdo qytet të Shqipërisë.
