Avokati Ledio Braho, duke komentuar videon e përcjellë në BW dhe News24 nga gazetarja Xhensila Kodra, ku shihet i burgosuri që u arratis ditën e sotme nga spitali i Durrësit duke dalë nga ambulance pa pranga, u shpreh se masat janë të papërshtatshme për një person me akuza të rënda.
“Ne kemi parë politikanë si Ervin Salianji që kur shkonin në gjykatën e Fierit për të kërkuar lirinë me kusht, ishin të shoqëruaer me 4-5 punonjës policie dhe me pranga, ndërsa në rastin e sotëm, pakujdesi është vështirë të quhet pasi sipas protokollit, duhet të shoqërohen me ambulancën e burgjeve”, tha Braho.
Ledio Braho: Ne kemi parë politikanë si Ervin Salianji, kur kërkonte lirinë me kusht në gjykatën e Fierit, shkonte me pranga dhe i shoqëruar me 4-5 punonjës policie.
Një person me rrezikshmëri të lartë nuk imagjinohet të shoqërohet në këto kushte, pakujdesi ose organizim.
Nëse merremi me protokollin duhet të shoqërohej me 3-4 punonjës policie.
Si rregull duhet të shoqërohej me autoambulancën e burgjeve. Vështirë të mendoj se ka qenë pakujdesi. Ata punonjës policie mund të jenë dhe nën presion apo të kërcënuar se do t’u merren peng familjarët e tyre.
