Analisti Agim Baçi, ndërsa ka bërë një analizë për situatë në Partinë Demokratike, tha se opozita ndodhet në një situatë alarmante.
Gjatë intervistës në “News24”, Baçi tha se opozita duhet të jetë shpresa e qytetarëve, por që sot ndodhet në një situatë problematike.
“Opozita shqiptare është në situatë alarmante. Nëse do vazhdojnë të fshihen si struci do ketë pasoja. Rrezikohet një agravim i pakënaqësive. Opozita duhet të bënte të gjithë palët bashkë. Berisha ka peng me vetveten. Nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që dha në stadium. Shumë nga demokratët, dhe për përjashtimet apo atë që u quajt vetë-përjashtim i Salianjin që u quajt edhe hero, duhet të dihen se kush janë të vërtetat. Politika është akt publik dhe nëse akuzon Salianjin për lidhje me krimin nxirr faktin. Dhe ka gjithë të drejtën e botë të ikë. Nuk mund të akuzosh kundërshtarin kur nuk bën vetë zgjedhje brenda partisë”, tha ai.
Gjithashtu ai nënvizoi se në Partinë Demokratike nuk ka garë dhe se PD sipas tij është në kaos dhe se nuk e ka luksin që të bëjë përjashtime të personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishme në parti. Po ashtu shtoi se vendi ka nevojë për një opozitë konkurruese.
Mungesa e garës rëndon mbi disa të vërteta brenda PD. Pra si mund të hapësh PD, kur lajmet kryesore kanë qenë përjashtimet. Pra nëse përjashton kontribuues shumë të rëndësishëm që vijnë edhe të kërkojnë llogari pse më përjashtove dhe më pas i bën ftesë partive të tjera, kjo ka një kontradiktë”, tha ai.
