Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e emisionit “Log.” në Neës24 ka folur për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e sotme në sallën e Gjykatës së Apelit ditën e sotme.
Ajo zbuloi se salla ku ndodhi krimi tronditës kishte një hapësirë prej vetëm 6 metrash katrorë.
Gazetarja ngriti alarmin për situatën e sigurisë, duke marrë në konsideratë këto kushte në të cilat zhvillohet puna e gjyqësorit.
Ajo theksoi se afërsia fizike e vrasësit Elvis Shkambi me gjyqtarin Astrit Kalaja, por edhe me palën tjetër në gjyq ka qenë një tjetër faktor që rrit rrezikun në raste të tilla.
