Në një kohë kur në Kuvend flet deputeti i PS-së, Erion Braçe mbante interpelancën me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla, shumica e ligjvënësve kanë braktisur sallën.
Në pamjet që sjell BalkanWeb, duket se deputetë nga të dy kampet politike kanë lënë bosh karriget në sallën e seancave plenare.
Ky fenomen shfaqet thuajse në të gjitha seancat plenare, ndërsa ra në sy dhe javën e kaluar, teksa deputetja e PD, Jorida Tabaku kishte thirrur në interpelancë ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
