Nga: ZONJA VJOLLCA
1 tufë sallatë jeshile
1 mollë jeshile
1 mollë e kuqe
1 degë selino
3 lgj kos
3 lgj majonezë
1 lç mustardë
1 lgj uthull molle
Kripë, piper i zi
50 gr arra
Fillimisht përgatisim salcën duke përzier në një tas kosin me majonezën, mustardën, uthullën, kripën dhe piperin e zi. Në një tas vendosim sallatën jeshile të copëtuar me dorë. Shtojmë mollën të prerë në feta me gjithë lëkurë si dhe selinon të prerë në unaza. E marinojmë me salcën e përgatitur dhe në fund shtojmë thelpitë e arrave dhe e shërbejmë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb