NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
400 gr brokoli
300 gr qiqra
200 gr domate qershi
1 kokërr qepë
1 lç mustardë
3 lgj vaj ulliri
1 ½ lgj uthull të bardhë
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Fillimisht pastrojmë brokolin dhe më pas e ndajmë në lule dhe e vendosim në ujë të vluar me kripë për 4 minuta.
Grijmë qepën shumë hollë dhe shtojmë në të mustardën, vajin e ullirit, kripën, piperin e zi dhe uthullën e bardhë. E trazojmë mirë dhe e lemë mënjëanë salcën marinuese.
Ndajmë domatet në gjysma dhe bashkojmë në një tas ose në një pjatancë brokolin, domatet, qiqrat dhe salcën marinuese dhe e shërbejmë.
(da.xha/BalkanWeb)
