Recete nga znj Eneida
Përbërësit

1 kungull
1 patëllxhan
1 spec i kuq
6-7 domate qershi
50 gr djathë i bardhë
Një dorë ullinj
6 lugë vaj ulliri
3 lugë uthull
1 lugë tahini
Kripë
Disa degë trumze
4-5 copë peksimadhe

Përgatitja
Një sallatë e tillë dhe pse shumë e shijshme nuk kërkon shumë impenjim. Në fillim presim perimet në feta dhe i fusim në furrë me 220 gradë C, për të paktën 20 minuta.
Në një tas hedhim pak peksimadhe dhe në të fusim perimet e pjekura. Vendosim domatet e ndara në mes, ca ullinj dhe djathin e copëtuar në kubikë të vegjël.
Në një tas tjetër rrahim vaj ulliri, uthull, tahini, kripë e piper dhe këtë përzierje ia hedhim sallatës nga lart. Për më shumë shije, vendosim edhe një gjethe trumze dhe e servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: