Nga: ZONJA VJOLLCA*
50 gr rukola
1 avokado
2 lgj lëng limoni
2-3 domate
100 gr proshutë
2 vezë të ziera
125 gr mocarela
2 lgj uthull balsamike
4 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht vendosim vezët të ziejnë për 10 minuta. Më pas i presim në feta. Qërojmë avokadon nga lëkura dhe fara e më pas e presim në feta duke e spërkatur me limon. Skuqim proshutën pak sa ti japim një ngjyrë të errët. Presim domaten në kubikë dhe mocarelën në feta ose në kubikë. I kombinojmë të gjithë përbërësit në tasin e sallatës dhe para se ta servirim e spërkasim me uthull balsamike, vaj ulliri, kripë dhe piper të zi.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: