Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg karrota, 1 filxhan vaj ulliri, ½ filxhan uthull, 1 lugë sheqer, 1 lç koriandër, 1 lç piper, 5-6 thelpinj hudhër, Kripë.

Përgatitja

Grijmë karrotën në rende në fije të holla. Kaurdisim farat e koriandrës sa të dalin aromat dhe më pas i shtypim dhe i vendosim në një enë ku shtojmë vajin e ullirit, uthullën, sheqerin, kripë, piper dhe hudhrat e shtypura. E përziejmë mirë salcën e krijuar dhe marinojmë sallatën me karrota të cilën e mbulojmë me kapak dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 2-3 orë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb