Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr patate
200 gr karrota
3 qepë të njoma
1 tufë majdanoz
1 tufë koper
2-3 kastraveca turshi
3 lgj vaj ulliri
2 lgj lëng limoni
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq

Fillimisht ziejmë patatet për 25-30 minuta, më pas i grijmë në rende ose në kubikë të vegjël. Grijmë në rende dhe karrotën, ndërsa qepët e njoma i presim shumë imët në unaza. Presim në kubikë të vegjël dhe kastravecat turshi dhe të gjithë këta përbërës bashkë me majdanozin dhe koprën i trazojmë në një tas duke i marinuar me kripë, piper të zi, piper të kuq, lëng limoni dhe vaj ulliri.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb