NGA ZONJA VJOLLCA
400 gr patate
100 ml qumësht
150 ml vaj
3 kastraveca turshi
1 kokërr qepë
1 vezë e zier
2 lugë gjelle majdanoz
Kripë
Piper i zi
Fillimisht vendosim qumështin në mikser duke shtuar kripën, piperin dhe vajin. E punojmë në mikser derisa qumështi të fillojë të trashet. Salcën e formuar e vendosim në një tas ku shtojmë kastravecat e prerë në kubikë të vegjël, majdanozin, vezën e zier të grirë në rende dhe patatet e prera në kubikë. E trazojmë sallatën mirë duke e spërkatur në fund me pak majdanoz.
(d.b/BalkanWeb)