Nga: ZONJA VJOLLCA
200 gr kuskus
2 tufa majdanoz
1 kastravec
1 spec i kuq
1 spec djegës
2 kokrra domate
2 karrota
2 qepë të kuqe
1 ½ limone
2-3 lgj uthull
Vaj ulliri

Fillimisht shtojmë tek tasi me kuskus 1 filxhan çaji me ujë të vluar, e mbulojmë dhe e lemë të pushojë.Të gjitha perimet i grijmë shumë imët me dorë ose me grirësen e qepës apo dhe me rende. Domaten e pastrojmë nga farat dhe e presim në kubikë sa më të vegjël. Përziejmë perimet së bashku me majdanozin të grirë shumë imët. I shtojmë perimeve pak kripë dhe i trazojmë përsëri. Shtojmë në fund kuskusin e gatuar dhe të ftohur, I trazojmë së bashku duke shtuar në fund dresingun e përgatitur me lëng limoni, uthull dhe vaj ulliri. E shërbejmë sallatën duke i dhënë formën që dëshirojmë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb