Nga: ZONJA VJOLLCA
240 gr makarona (pene)
200 gr domate qershi
150 gr djath
1 spec jeshil
60 gr ullinj të zi
4 lgj vaj ulliri
1 lgj uthull e kuqe
1 thelpi hudhër
1 lk mustardë
Rozmarinë, trumzë, borzilok
Kripë, piper i zi, pak sheqer
Vendosim makaronat të ziejnë për 11 minuta në ujë të vluar me kripë. Me pas i kullojmë dhe i shpëlajmë për të ndaluar zbutjen e tyre.
Në një tas vendosim specin të prerë në kubikë, ullinjtë të prerë në unaza, domatet të prera në ½ ose në ¼ varet nga madhësia e tyre, djathin në kubikë dhe në fund makaronat e ftohta. I rregullojmë me pak piper të zi.
Në një enë përziejmë përbërësit e marinimit: 4 lgj vaj ulliri, 1 lgj uthull, 1 thelpi hudhër, 1 lk mustardë, kripë, piper, pak sheqer, 1 majë luge trumzë, 1 majë luge borzilok të tharë dhe rozmarinë. I trazojmë mirë dhe marinojmë sallatën e ftohtë me makarona dhe perime të freskëta.
