Nga: ZONJA VJOLLCA*

Sallatë marule

Radikjo

5 feta proshutë

50 gr djathë

40 gr ullinj jeshil

2 lgj uthull

1 lgj mustardë

1 lgj prevede ftoi

4 lgj vaj ulliri

Kripë

Piper i zi

Fillimisht presim ullinjtë në copëza jo shumë të vogla. Në një enë vendosim 2 lgj uthull, mustardën, prevedenë e ftoit, kripën dhe piperin. I trazojmë mirë së bashku duke shtuar gradualisht dhe vajin e ullirit. Në salcën që formuam shtojmë dhe ullinjtë e prerë në copëza të vogla.

Vendosim në sallatiere sallatën jeshile duke e trazuar me radikjon. E spërkasim me salcën e përgatitur duke shpërndarë djathin e thërmuar dhe fetat e proshutës të cilat i kemi bërë si lule.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: