Nga: ZONJA VJOLLCA*
2-3 feta pjepër
250 gr rukola
80 gr ullinj të zi
100 gr djath të bardhë
30 gr stika pishe
2 lk pesto
3 lgj vaj ulliri
3 lgj lëng limoni
Kripë
Piper i zi

Fillimisht përgatisim pak pesto me ½ e rukolës, pak gjethe borziloku, djathë parmixhano, stika pishe, 3 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper.
Qërojmë 2-3 feta pjepër nga lëkura dhe i presim në kubikë 2 cm, gjithashtu dhe djathin e bardhë e presim po në këtë madhësi, ndërsa ullinjtë i presim në unaza.
Në një tigan të vogël pa yndyrë vendosim stikat e pishës për 5 minuta derisa ato të zverdhen.
I montojmë të gjithë përbërësit në një pjatë dhe i marinojmë me peston e trazuar me pak vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper. Në fund në sallatë shtojmë stikat e pjekura të pishës.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb