Recetë nga znj Ebneida
Përbërësit
4 vezë të ziera
1 kastravec
3-4 kastraveca turshi
2 qepë të njoma
2 rrepa
1/2 finok
Kopër
Për salcën:
Të verdhën e një veze të zierë
4 lugë vaj ulliri
2 lugë uthull
1 lugë mustardë
1 lugë kopër
1/2 lugë e vogël piper i kuq
Kripë
Piper i zi
Pak susam
Përgatitja
Vezët i ndajmë në 2 pjesë. Presim shumë hollë kastravecin, rrepat dhe finokun. U shtojmë 1 tufë kopër, qepët e njoma dhe i trazojmë. I vendosim në një pjatë dhe mbi to vendosim vezët.
Përgasim salcën duke rrahur përbërësit bashkë në një kavanoz dhe ia shtojmë sallatës nga lart. Shtojmë piper të zi të freskët nga lart si dhe fara susami.
(BalkanWeb)
