Nga: ZONJA VJOLLCA
350 gr salmon
4 lgj konjak
Kripë, piper i zi
Rozmarinë, trumzë, majdanoz
5 lgj vaj ulliri
2 lgj peksimadhe
1 patëllxhan
1 kungull
½ qepë, 2 thelpinj hudhër
2 speca me ngjyrë të ndryshme
1 degë rozmarinë, trumzë
2 domate, 2 lgj salcë domate
150 ml koncentrat perimesh
1 lç mustardë
Fillimisht lajmë dhe thajmë salmonin dhe e lagim atë me 3 lugë konjak, kripë dhe piper. E lemë salmonin të marinohet në frigorifer në ambient të freskët për 20 minuta.
Trazojmë në një tigan me 2 lugë vaj ulliri erëzat të grira imët së bashku me dy lugë peksimadhe i përziejmë dhe i lemë të ftohen pak.
Ndërkohë të gjitha perimet i presim në kubikë me brinjë 1 cm, hudhrën e grijmë imët. Domatet i qërojmë lëkurën, largojmë farat dhe tulin e tyre e presim në kubikë.
Vendosim një tigan të thellë shtojmë në të 3 lugë vaj ulliri, fillimisht kaurdisim qepën për 3 minuta, shtojmë specat e më pas patëllxhanët, kungujt dhe domatet të prera në kubikë. I rregullojmë perimet me kripë, piper, trumzë, rozmarinë, shtojmë dhe pak koncentrat perimesh dhe i lemë të ziejnë për 10-15 minuta në temperaturë mesatare.
Ndërkohë peshkun e vendosim në një letër pjekje, e lyejmë peshkun me një sasi të vogël mustarde dhe mbi të vendosim peksimadhen me erëzat. E vendosim peshkun në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta për t’u granituar më pas e shërbejmë me perime.
(er.cu/BalkanWeb)
