Ekzotike, plot sharm këngëtarja Samanta Karavella. Hijeshia vihet re dhe në sekondat e para të klipit më të ri që thuhet se është realizuar në Dhërmi. Këngëtarja nuk vjen vetëm në këtë bashkëpunim të ri por me një djalosh që premton në skenën muzikore. Gent Fatali është djaloshi që e shoqëron Samantën në klipin e ri ‘Na e dina’, ku hyrja bëhet fillimisht nga këngëtarja e cila ekspozon dukshëm format e rrumbullakëta. Stili ekzotik i këngëtares bie në sy që nga veshja, ambienti që u ngjan tepër ishujve të Karaibeve, spanjolle e atij kubanez por dhe tingujt. Por më shumë do na i zbulojë Samanta në ditet në vijim.
(d.b/BalkanWeb)
