Kryeministri Edi Rama është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.
Së bashku me liderë të tjerë evropianë dhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara, Rama do të marrë pjesë në diskutimet që zhvillohen sot në Paris.
Në samit janë të pranishëm edhe i dërguari special amerikan, Steve Witkoff, si dhe këshilltari i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.
Udhëheqësit e 35 vendeve do të diskutojnë mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën, ndërsa Kievi shpreson të sigurojë angazhime konkrete në rast të një sulmi të ri nga Rusia.
