Përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja Kallas ka theksuar se marrëdhëniet transatlantike javën e kaluar pësuan goditjen më të rëndë.
Megjithatë ajo shton se Evropa nuk do të hedhë poshtë marrëdhëniet e mira në gjithë këto vite, për shkak të mosmarrëveshjeve të fundit.
Këto deklarata Kallas i ka bërë teksa ka mbërritur në Samitin e BE. Po ashtu ajo nënvizoi se çdo përçarje mes aleatëve SHBA dhe BE i shërben vetëm kundërshtarëve.
“Marrëdhëniet transatlantike pësuan një goditje të rëndë javën e kaluar. Por Evropa nuk dëshiron të hedhë poshtë 80 vjet marrëdhënie të mira për shkak të mosmarrëveshjeve. Sondazhet, nga ana tjetër, tregojnë se shumica e amerikanëve e konsiderojnë Evropën aleatin e tyre kryesor. Çdo përçarje midis aleatëve, midis SHBA-së dhe Evropës, u sjell dobi kundërshtarëve tanë”, tha ajo.
