Kryetarja e komisionit të Kulturës, Turizmit dbe Diasporës Ina Zhupa ka kritikuar mënyrën e organizimit të Samitit të Diasporës. Zhupa shprehet se është shmangur qëllimisht roli i Kuvendit për shkak se komisioni drejtohet nga opozita, duke e cilësuar samitin si një aktivitet me prirje propagandistike dhe elektorale.
Ajo ngre gjithashtu pikëpyetje mbi përzgjedhjen e pjesëmarrësve, organizimin dhe kostot, duke theksuar se çështjet e diasporës duhet të trajtohen përtej interesave politike dhe në përputhje me standardet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Në datat 13–15 prill në Tiranë zhvillohet Samiti i Diasporës.
Duhet të ishte një ngjarje e madhe për diasporën shqiptare, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Komisioni parlamentad për diasporën, që unë drejtoj, nuk ka asnjë informacion për këtë aktivitet, biles nuk ka asnjë ftesë për të.
Në publikimin e bërë nga ministri i jashtë
dallohen qartë panelet, ku nuk ka asnjë deputet pjesëmarrës nga komisioni i diasporës, qoftë edhe nga mazhoranca socialiste.
Është shmangur totalisht roli i kuvendit, sepse ai komision drejtohet nga opozita. Synohet që aktiviteti i diasporës të kthehet në një samit propagandistik, në një samit elektoral, një samit për qëllime politike. Edhe është për të ardhur keq që një ngjarje që duhet të ishte përbashkuese po shndërrohet në një aktivitet pa aspak gjithëpërfshirje.
Nuk ka transparencë se kush do të jenë pjesëmarrësit e diasporës, si janë përzgjedhur ata, si janë zgjedhur panelet, sa është kostoja dhe si është organizimi.
Shqipëria duhet të ngrihet në nivelin ku çështjet e përbashkëta kombëtare të trajtohen përtej dallimeve politike. Diaspora duhet të ishte një e tillë.
Por qeveria zgjedh, ashtu si edhe me votën e diasporës, të përdorë të gjithë mekanizmat e saj shtetërorë në interesin e vet elektoral.
Transparenca, gjithëpërfshirja dhe respektimi i rolit të Kuvendit janë standarde thelbësore në demokraci dhe nuk janë thjesht rregulla formale.
Këto e dallojnë Shqipërinë nëse do të ecë drejt rrugës së integrimit europian dhe parimeve të shtetit të së drejtës, apo do të mbetet një shtet ku partia- shtet njësohen dhe gjithçka përdoret për politikë. së integrimit europian dhe parimeve të shtetit të së drejtës, apo do të mbetet një shtet ku partia- shtet njësohen dhe gjithçka përdoret për politikë.
