Kryeministri britanik Keir Starmer, në Samitin e G7 në Francë, ka deklaruar se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është shumë e rëndësishme për Britaninë.
Starmer shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të luajë “rolin e saj të plotë” në hapjen e Ngushticës së Hormuzit “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Starmer ka ngritur shqetësimet lidhur me ndikimin e kësaj situatë në çmimet e energjisë, duke shtuar se ka prekur çdo shtëpi.
Kostot e energjisë janë rritur ndjeshëm që kur Irani iu përgjigj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit duke bllokuar në mënyrë efektive rrugën thelbësore të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit.
Starmer thotë gjithashtu se e mirëpret marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit dhe përgëzon Trump dhe ndërmjetësit.
