Tirana do të mirëpresë shqiptarë nga e gjithë bota në samitin e katërt të Diasporës që do të mbahet në 14-15 prill të këtij viti.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se Diaspora do të rikthehet në shtëpi në këtë hapësirë dialogu, bashkëpunimi dhe vizioni mes shqiptarëve kudo në botë.
Samiti i katërt i Diasporës sipas MEPJ vjen si një mundësi për të ndarë ide, përvoja dhe për forcuar lidhjet mes diasporës dhe institucioneve në Shqipëri.
MEPJ bën thirrje që shqiptarët kudo në botë të bëhen pjesë e këtij takimi të rëndësishëm duke kontribuar për të ardhmen drejt Shqipërisë 2030.
Samiti i Diasporës është konceptuar si një forum ku prezantohen ide edhe politikat shtetërore për të nxitur përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve në zhvillimet e brendshme të vendit.
Samiti do të vijojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit tonë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një platforme për Shqipërinë.
