Kryeministri Edi Ram aka ndarë foton familjare nga pritja që Familja Mbretërore ka bërë për liderët e NATO-s në Holandë.

Liderët e vendeve anëtare të Aleancës, janë bërë pjesë e kësaj pritjeje, që shënon hapjen simbolike të punimeve të samitit.

Në mesin e të ftuarve ka qenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Çështja kryesore në samit është rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, në 5%, për të cilën pritet të arrihet një marrëveshje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb