Analisti Ben Andoni, në “Neës 24”, komentoi lajmin se Samiti i NATO-s i vitit 2027 do të mbahet në Tiranë, duke theksuar se kjo është një ngjarje me rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe rajonin. Megjithatë, ai theksoi duhet të pritet fillimisht Samiti i vitit 2026, për të parë më qartë se çfarë do të ndodhë.
“Samiti i NATO-s që u mbajt në Hagë ka rëndësi për Evropën. Samiti në Tiranë ka rëndësi të madhe, por duhet të presim Samitin e vitit 2026”. Ai solli si shembull konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, tensionet në Kosovë dhe përmendi rolin e KFOR-it. “Edhe sllavët në Kosovë kërcënojnë herë pas here. Por, në Kosovë ndodhet KFOR-i”, tha
Analisti theksoi rëndësinë e pozicionit të SHBA-së në Samitin e ardhshëm, duke vendosur në dukje se viti 2026 përkon me zgjedhjet për Kongresin në SHBA dhe se presidenti Donald Trump është “gati i paparashikueshëm”.
Lidhur me gjendjen në Lindjen e Mesme, Andoni u shpreh se nuk ka ende paqe mes Izraelit dhe Iranit, duke përmendur faktin se Teherani nuk lejon inspektorët e OKB-së për të parë armët bërthamore dhe nuk ka dhënë sinjale për ndalur pasurimin e uraniumit. “Por, Kosova duhet të ketë kujdes, pasi Beogradi provokon herë pas here, “përfundoi ai.
Ben Andoni: Samiti i NATO-s që u mbajt në Hagë ka rëndësi për Europën. Samiti në Tiranë ka rëndësi të madhe, por duhet të presim Samitin e vitit 2026. Kjo, pasi kështu do mësojmë sesi do jetë situata deri atëherë. Po them një rast prsh Azerbajxhani dhe Armenia kanë konflikte. Edhe sllavët në Kosovë kërcënojnë herë pas here. Por, në Kosovë ndodhet KFOR. Samiti i 2026 është tepër i rëndësishëm, ku do të shikojmë politikën amerikane. Donald Trump është gati i paparashikueshëm. Më 2026 Amerika do jetë në zgjedhje, se bëjnë zgjedhje për Kongresin. Uroj që Samiti i 2027 të bëhet me shpresën që ekziston ende sot.
Bota ka shumë konflikte, që duken të fjetura, por mund të shpërthejnë nga momenti në moment. Nuk besoj se paqja në Lindjen e Mesme është vendosur, pasi iranianët nuk pranojnë zyrtarët e OKB për inspektime për armë bërthamore në vendin e tyre. Ende nuk ka ulje në bisedime. Nuk ka deklarata zyrtare që Irani të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit. Irani ka bërë luftë kibernetike në Shqipëri dhe megjithëse me vështirësi, Tirana zyrtare e ka kaluar problemin. Por, Kosova duhet të ketë kujdes, pasi Beogradi provokon herë pas here.
