Samiti i radhës mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter, teksa shprehet se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian, dhe se unioni e vendet e rajonit kanë nevojë për njëri-tjetrin.

“Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë. Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Europian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin. Në 23 qershor të këtij viti u mbajt samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ku 27 liderë të vendeve të unionit u mblodhën në Bruksel”, shkruan ai.

Samitiballkaniperendimor
Samitiballkaniperendimor

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: