Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndodhet sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Osmani ka dhënë një intervistë për median e huaj “euronews”, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe perspektivën europiane të Kosovës.

Osmani ka nënvizuar se fati i Kosovës është Bashkimi Evropian.

Pjesë nga intervista:

A do të anëtarësohet Kosova në BE?

Vjosa Osmani: Gjithsesi. Është fati ynë, është diçka për të cilën ne kemi punuar për shumë kohë. Kemi aplikuar para ca viteve dhe po shpresojmë që të jemi në tryezën e Këshillit shumë, shumë shpejt. Në fakt, si një identitet, një shtet dhe një komb, ne kemi kontribuar në vlerat, pas të cilave Bashkimi Evropian ka qëndruar për shekuj. Edhe pse besojmë se është një proces kompleks, nëse kriteri me bazë në meritë do të ishte përdorur, Kosova do të ishte duke kryesuar tani. Por, është e komplikuar për shkak të pesë vendeve që nuk na njohin, për të cilët shpresojmë se do të kuptojnë se nëse Kosova bëhet pjesë e Bashkimit nuk do të përfitojnë vetëm popullsia e Kosovës, por, është edhe me rëndësi strategjike për të tërë kontinentin.

E pyetur lidhur me reformat, Osmani u shpreh se Kosova është 100% përputhje me politikat e Bashkimit Evropian për sigurinë e huaj, qoftë sanksionet ndaj Rusisë ose keqbërësve të tjerë të botës perëndimore.

“Nëse shohim këndvështrimin e BE-së, Kosova është në 100% përputhje me politikat e Bashkimit Evropian për sigurinë e huaj, qoftë sanksionet ndaj Rusisë ose keqbërësve të tjerë të botës perëndimore. Në aspektin e sundimit të ligjit ne jemi kryesues. Duke u bazuar në indekset ndërkombëtare si ai i bërë nga Gallup International, Kosova është e para në Evropë në indeksin e sundimit të ligjit. Është e treta në botë kur bëhet fjalë për luftën e krimit dhe korrupsionit. Ky ka qenë prioritet për institucionet tona dhe tani kemi indeksin më të ulët të korrupsionit në rajon. Pra, këto janë disa nga çështjet për të cilat kemi punuar shumë. Në aspekt të reformave ekonomike, prapë bazuar në raporte të Bashkimit Evropian, ne jemi më të mirët në rajon. Në aspekt të reformave administrative, jemi më të mirët në rajon. Sigurisht, kemi disa ‘detyra shtëpie’ që të përfundojmë, por, nëse nuk do të kishte pasur komplikime politike që kanë të bëjnë me reformat, do të ishim gjithsesi shtet i parë në rajon”, tha Osmani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: