Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk pranon të vendosë sanksione për Rusinë, e cila prej dy vitesh ka pushtuar Ukrainën.

“Ne kemi disa propozime për  deklaratën, do të shohim… E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: