Kryeministri Edi Rama ka folur sot në konferencën me gazetarët edhe në lidhje me Samitin e Komitetit Politik europian që do të mbahet në maj në Tiranë.

Ai u shpreh se në 16 maj në Tiranë do të vijnë liderët dhe përfaqësuesit 700 milion banorëve, ndërsa shtoi se

“Në 16 maj presim Samitin e Komitetit Politik europian kur do të jenë udhëheqësit e 700 mln banorëve nga Londra në Baku, nga Stokholmi e Oslo në Ankara, nga Lisbona në Kiev, arsyeja pse Shqipëria mori këtë mundësi është sepse sot jemi një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit edhe të gjithë kanë vlerësime që personalisht më bëjnë krenar dhe më e rëndësishme nëse krenaria është motivimi për të vijuar më tutje”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb