Truly Exquisite, një kompani me seli në Londër ka nxjerrë në shitje modelet prej ari dhe platini të Galaxy S7 dhe S7 Edge me kosto që fillon nga 2,300 dollar. Aktualisht janë të disponueshme për porosi dhe duke pasur në konsideratë koston e lartë të që kanë kompania tarifon 50 % të vlerës në momentin e porositjes dhe pjesën tjetër pas dërgesës.

List e modeleve të reja është si mëposhtë:

24K Gold Galaxy S7 – 2,380 dollar

24K Gold Galaxy S7 Edge – 2,530 dollar

Platinum Galaxy S7 – 2,530 dollar

Platinum Galaxy S7 Edge – 2,670 dollar

18K Rose Gold Galaxy S7 – 2,460 dollar

18K Rose Gold Galaxy S7 Edge – 2,600 dollar

Përveç funksionaliteteve dhe dizajnit premium që sjellin telefonët dhe paisjet elektronike të rangut të lartë, kompanitë e njohura si Samsung dhe Apple kanë filluar të kthejnë sytë drejt ofrimit të paisjeve luksoze. Rast konkret është edhe ora inteligjente e Apple super luksoze që kushton afro 17,000 dollar.

(d.d/Pcw/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: