Samsung Galaxy S8 tani ka një datë zyrtare të lançimit, por nëse dëshironi Galaxy S7, tani është koha më e mirë për ta blerë.

Samsung ka njoftuar se Galaxy S8 do të lancohet më 29 mars në një shfaqje të madhe ‘Unpacked’.
Celulari i ri pritet të ketë një ekran të lakuar, procesor të shpejtë, një kamerë të përmirësuar dhe një skaner të shenjave të gishtit.

Galaxy S7 Edge ishte celulari më i mirë i vitit 2017, dhe me lancimin e S8, celulari pritet të marrë një dizajn të rifreskuar dhe shumë kërkesa për ta blerë.

Samsung njoftoi kohët e fundit se S7 tani është në dispozicion me një çmim shumë më të ulët – dhe ky është momenti më i mirë për ata që nuk kanë mundur ta blejnë më herët.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb