Pas raportimeve se Huawei është duke punuar me shpejtësi për të qenë prodhuesi i parë që sjellë smartfonin e parë në botë të palosshëm, Samsung ka të gjitha arsyet për të përshpejtuar prodhimin e pajisjes së saj fleksibile.

Në një intervistë, kreu i divizionit për celularë në Samsung, ka konfirmuar se kompania është duke shikuar që të prezantojë Galaxyn e saj të parë të palosshëm sa më herët këtë vit. Po ashtu, thuhet se gjiganti i teknologjisë ka bërë një anketë duke pyetur konsumatorët nëse dëshirojnë të kenë një smartfon të palosshëm dhe përgjigjet ishin pozitive.

Deklarata e DJ Koh, kreut të divizivionit për celularë në Samsung, kundërshton raportimet se Galaxy i palosshëm do të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm, por ai do të vijë së bashku me ekranet OLED të palosshme.

Koh nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth Galaxyt të palosshëm, ai vetëm ka thënë se në konferencën e zhvilluesve të Samsungut për këtë vit, “Samsung Developers Conference 2018”, e cila do të mbahet më 7-8 nëntor në San Francisco, mund të lansohet kjo pajisje e shumëpritur.

Gjithashtu, Koh ka premtuar se pajisja do të ketë disa funksione shtesë kur është e palosur kështu që mund të jetë një arsye e mirë për ata që planifikojnë ta blejnë këtë smartfon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: