SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale ​​ për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.

Kompania kryesore e energjisë së qytetit në Kaliforni, njoftoi se janë angazhuar të gjithë ekipet dhe po punohet që të zgjidhet kjo situatë.

“Po punojmë me ekipet e emergjencës dhe zyrtarët e qytetit për një ndërprerje të energjisë elektrike në San Francisko që prek afërsisht 130,000 klientë”, tha Pacific Gas & Electric Company në një postim në rrjetet sociale X.

Autoritetet bashkiake u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi disa semaforë nuk po funksionojnë dhe rrjeti i transportit publik gjithashtu ishte ndërprerë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb