Anija luftarake turke pa pilot “Sancar” u prezantua për herë të parë për publikun në Ekspozitën Afrikane të Aviacionit dhe Mbrojtjes, AAD 2022, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Pretoria, dhe së shpejti mund të jetë në përdorim.

“Sancar” është prodhuar në bashkëpunim mes kompanive turke në sektorin e industrisë së mbrojtjes, HAVELSAN dhe Yonca-Onuk.

Në panair marrin pjesë edhe shumë kompani të tjera turke, përfaqësues të sektorit të industrisë së mbrojtjes turke, përfshirë edhe kompaninë HAVELSAN.

Drejtori i përgjithshëm i HAVELSAN, Mehmet Akif Nacar theksoi se në panair kanë ekspozuar prodhimet e tyre në fushën e sistemeve të kontrollit komandues, menaxhimit luftarak dhe sistemeve autonome pa pilot.

“E dimë se ka shumë interes për automjetet detare në Afrikë. Shpresojmë që automjetet autonome pa pilot të gjejnë vendin e tyre edhe në tregun e këtushëm”, shpjegoi Nacar.

Ai komentoi edhe afatin e mundshëm për vendosjen e sistemeve autonome në inventar.

“Kemi bërë teste në terren për një kohë të gjatë. Tani janë marrë disa vendime. Shumë shpejt deri në fund të vitit do të mund të shohim prodhimet e para në terren”, tha Nacar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: