Videoja e Ministrit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, i cili tall anëtarët e flotiljes së Gazës është “e papranueshme” , theksoi të mërkurën kryeministri spanjoll Pedro Sanchez .

“Ne nuk do të tolerojmë keqtrajtimin e qytetarëve tanë nga askush”, theksoi Sanchez në një postim në platformën X.

Duke vënë në dukje se në shtator i kishte ndaluar ministrit hyrjen në Spanjë, Sanchez njoftoi se do t’i kërkonte Brukselit ta zgjeronte masën në të gjithë Bashkimin Evropian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb