TIRANE

Zëvendësministri Sander Lleshi do të zhvillojë sot një takim me strukturat e policisë së Durrësit. Burime për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodjana Haxhiaj pohojnë se takimi është prezantues me zëvendësministrin e ri te sapo emëruar.

Kryefjalë pritet të jetë rritja e fuqisë goditëse ndaj kriminalitetit në qarkun e Durrësit. Takimi me strukturat e policisë është paralajmëruar pa praninë e mediave.

Takimi vjen pas prezantimit të z. Lleshi në qarkun e policisë Shkodër. Mësohet se Lleshi do t’i kërkojë vartësve në Durrës rritje të rezultateve të tyre të punës në luftën ndaj kriminalitetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb