Gjermania pësoi një goditje të fortë në premierën e këtij Botërori, humbja përballë Japonisë ka vendosur ndjeshëm në pikëpyetje aventurën e tyre në Katar.

Në sfidën e parë trajneri Hansi Flick ishte i detyruar të bënte llogaritë pa Leroy Sane, por sulmuesi i Bayern është në dyshim të fortë edhe për përballjen kundër Spanjës. Sane është rikthyer të stërvitet me grupin, por nuk është ende në kushtet e tij optimale.

Sane
Sane

Jo vetëm forma e disa titullarëve, Gjermania duhet të bëjë llogaritë me një rival që në sfidën e parë shkaktoi një tërmet 7 ballë.

Atmosfera në radhët e përfaqësueses iberike është shumë e mirë pas spektaklit të dhuruar. Trajneri Luis Enrique gjen kohë edhe të bëjë shaka, apo të paralajmërojë dhëndrin e tij, Ferran Torres, i cili ndaj Kosta Rikës realizoi një dopjetë dhe festoi duke bërë gjestin e një shtatzënie të mundshëm të fejuarës së tij:

Kkkk
Kkkk

“Nëse e bën sërish do ta dërgoj në tribunë një herë për gjithmonë. Nuk bëj shaka”, u shpreh Luis Enrique duke sjell konfuzion pasi nuk është e qartë nëse po bënte shaka apo e kishte me të vërtetë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb