Vladimir Putin ka urdhëruar një rishikim të pozicionit të Rusisë brenda Organizatës Botërore të Tregtisë(OBT).
Një masë e tillë është marrë, sipas The Guardian, si mënyrë për të kundërshtuar sanksionet të cilat janë marrë nga vendet perëndimore, të cilat Moska i konsideron të padrejta.
Duke folur në një takim qeveritar tëpasqyruar në televizioin shtetëror rus, presidenti Putin tha se qeveritë perëndimore thyen rregullat e OBT-së duke vendosur kufizime të motivuara politikisht për importin e produkteve ruse si çeliku dhe metalet e tjera.
“Këto sanksione bien ndesh me parimet e OBT-së, ndaj të cilave kolegët evropianë e kanë përsëritur vazhdimisht aderimin e tyre. Unë udhëzoj qeverinë të kryejë një rishikim gjithëpërfshirës të legjitimitetit të veprimeve të ndërmarra nga partnerët tanë tregtarë perëndimorë dhe të përgatisë një strategji të përditësuar për veprimet tona brenda Organizatës Botërore të Tregtisë”, u shpreh Putin.
Ai shtoi se shqyrtimi duhet të përfundojë deri më 1 qershor, por nuk dha asnjë detaj se çfarë mund të sjellë ky hap.
(BalkanWeb)
