Një ngjarje e rëndë dhe e paprecedentë ka tronditur sot opinionin publik. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, teksa ndodhej në krye të detyrës. Vrasja brenda mureve të tempullit të drejtësisë ka shkaktuar tronditje të thellë dhe reagime të shumta në mbarë vendin, duke ngritur pyetje të rënda mbi sigurinë dhe autoritetin e institucioneve të drejtësisë.

Po kush ishte gjyqtari Kalaja?

Astrit Kalaja lindi në Shkodër, 62 vite më parë. Ai ishte një emër i njohur në sistemin gjyqësor shqiptar, me një karrierë të gjatë e të respektuar. Ishte baba i tre fëmijëve, një djali dhe dy vajza, ndërsa, sipas burimeve të BalkanWeb, Kalaja ishte bërë gjysh vetëm pak kohë më parë.

62-vjeçari shërbente si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai kishte kaluar me sukses procesin e Vettingut, duke vijuar ushtrimin e detyrës si pjesë e trupës gjyqësore që kishte kaluar filtrat e reformës në drejtësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb