Gazetari i njohur investigativ, Taulant Kopliku, ishte një nga shumë protestuesit që i është bashkuar tubimit sot që po mbahet para Kryeministrisë.
Ai gjatë fjalës së tij tha se sapo ishte kthyer në Shqipëri për të jetuar, por ishte përballur me taksa të shtuara dhe çmime të larta.
“Sapo jam kthyer në Shqipëri, për të punuar dhe jetuar këtu. Gjendem në një situatë të papritur. Por qeveria ime më mbyt me taksa, më shton çmimet dhe taksat. Është e dhimbshme se si mund të jetohet në këtë vend. Por unë dua të qëndroj këtu. Jam i kënaqur që e kemi mbushur këtë shesh jo për politikën, por për të ardhmen e fëmijëve tanë.”, tha Kopliku.
