Raportimet thonë se influencuesja e njohur Chiara Ferragni, pas ndarjes me Fedez, është çift me Tommaso Trussardi.

Ndarja e Chiara Ferranit me Fedez është tema e ditës në mediat italiane ditët e fundit.

Blogerja e modës dhe reperi kanë nisur rrugët e tyre të ndara pas pesë vitesh martesë, por Ferrani mund të ketë gjetur tashmë partnerin e saj të radhës. Raportimet thonë se influencuesja e njohur është çift me Tommaso Trussardi, nga familja e njohur Trussardi.

Megjithatë, përfaqësuesit e saj nxituan të mohojnë sa më sipër: Chiara Ferrani dhe Tommaso Trussardi as që e njohin njëri-tjetrin, ata vetëm një herë u kryqëzuan në një shfaqje mode 5-6 vjet më parë.

Por kjo përgjigje konkrete acaroi ambientin e biznesmenit, ku ekipi i tij u përgjigj: “Ne e njohim Chiara Ferranin prej shumë vitesh. Që kur ishte një ‘blogere’ e thjeshtë, por e talentuar, e cila ende po luftonte për t’u ftuar në sfilata. Ne, nga ana tjetër, kemi besuar gjithmonë tek ajo (si dhe motra e saj Valentina Ferragni, e cila ka punuar po aq ngushtë me ne…). Në fakt, unë gjithmonë kam marrë pjesë spontanisht në nismat tona, duke përfshirë edhe pasarelat ku kam takuar Chiarën herën e fundit (rreth 4 vjet më parë). Më duhet të them se gjithmonë ka pasur vetëm një marrëdhënie vlerësimi dhe simpatie profesionale me të gjithë familjen nga të dyja palët”, shkruhej ne koment.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb