TIRANE

Gjatë një bisede me ndjekësit në Instagram, Sara Gjordeni tha se ajo ka dalë më e fituara nga BBV3, madje ka fituar më shumë se fituesi që do të shpallet të shtunën.

“Jeni më të mirët! E meritoje fitoren e këtij BBV3, por gjete fitoren më të madhe, ne ju duam”, -ishte mesazhi, të cilit Sara iu përgjigj,

“As ai që e fiton vërtet Big Brother s’besoj se do fitojë atë që kam fituar unë. Më beso!”

Edhe pse u eliminua me zarf të zi. Sara fitoi dashurinë e Bardhit në BBV dhe tani ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sara ka zbuluar se ata janë zhvendosur në një apartament të ri, nga i cili ka ndarë disa pamje në Tik Tok.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb