TIRANE

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” së bashku me partnerin e saj të kërcimit në “Dancing With The Stars”, Luixhino.

Gjatë intervistës, Sara ka komentuar rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, ku u shpreh se pika e saj e fortë është memoria dhe se i mban mend shumë mirë hapat.

Ndërsa kur po fliste për mbështetjen nga njerëzit e saj të dashur, Sara tregoi se familjarët e partnerit të saj, Ledri Vula, e mbështesin shumë. Madje ajo shtoi se edhe në rast zënkash me këngëtarin, familjarët mbajnë anën e saj.

Pjesë nga intervista:
Sara: Luixhino ka shumë durim me mua, unë jam përtace por kam memorien shumë të mirë. I mbaj mend hapat, nuk I bëj shumë mirë por i mbaj mend. Unë qejf di të bëj.
Luixhino: Sara ka memorie monster, mban mend shumë shpejt.
Sara: Familjarët e mi kanë qenë të befasuar nga performancat e mia. Familjarët e Ledrit më mbështesin në çdo gjë, edhe kur ka një zënkë të vogël mes meje dhe Ledrit ata më mbështesin mua, isha e sigurt që do më mbështesin edhe në këtë eksperiencë.
Natën e parë isha më mirë, natën e dytë kisha shumë rrotullime e kisha frikë mos më merreshin mendtë. Të premten u mërzitëm pak kur na dhanë pikët, sepse çdokush që na kishte parë na kishin thënë e sigurt që do të merrni shumë pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: