Sara Gjordeni është në proces gjyqësor me dy persona. Deklaratën e ka dhënë vetë ish-banorja e BBVIP3, gjatë një interviste për Top Albania Radio.

Ajo u pyet nëse ajo ose Bardhi do të kenë një përballje ligjore me ndonjë nga banorët ose persona të tjerë publikë.

“A sa mirë që bëhet kjo pyetje se i bie që janë të ndërgjegjshëm njerëzit që unë mund ta bëj këtë gjë, sepse e meritoj ta bëj këtë gjë?

Aktualisht jam me dy persona në fillimet e një procesi gjyqësor. Me dy persona që e kishin marrë shumë seriozisht këtë sulmin. Njerëz me të cilët unë kam punuar.”

Sara nuk preferoi të japë detaje se për kë bëhet fjalë, por tha se janë njerëz që e kanë tepruar jashtëzakonisht shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: