Mbrëmjen e djeshme, Sara Gjordeni dha lajmin e ëmbël se ajo dhe Bardhi do të bëhen prindër së shpejti.

Fillimisht ishte promoja e “Cherry On Top” që zbuloi shtatzëninë e Sarës, por duke marrë parasysh atë që ndodhi javën e kaluar me promon e emisionit, sigurisht që ishim skeptikë për lajmin. Më pas, Sara e konfirmoi vetë me një video dhe disa fjalë zemre. “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!” shkroi ajo në një video ku Bardhi i puthte barkun.

Më pas, Sara bëri një reagim tjetër, ku zbuloi se është 4-javëshe dhe se për shkak të kësaj surprize të bukur, as ajo dhe as Bardhi nuk do të rikthehen në BBV. “Vetëm 4 javë që drita jonë është mes nesh, por gëzimi ishte aq i madh sa të dy donim ta ndanim me dashamirësit tanë sa më shpejt, e të gëzonim ato zemra që aq fort besuan tek ne e na mbështetën në çdo hap.

Urojmë të kuptoni tërheqjen tonë sado të pakët nga rrjetet dhe emisionet këto kohë. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe për ne është edhe arsyeja pse nuk do të kemi një rikthim në Big Brother. Mendojmë se kemi fituar SHUMË më tepër edhe se fituesi real i këtij edicioni. Ajo shtëpi na forcoi lidhjen e njëri-tjetrit prej së cilës sot po krijohet një frymë tjetër.

Pjesa tjetër urojmë të respektojnë këtë moment i cili për ne, në fund të ditës, mbetet një tjetër emocion i madh për t’u procesuar mes nje vorbulle emocionesh të tjera”, -ka shkruar ajo, duke e mbyllur me emrat Sara dhe Bardh Idrizi.

Sara zbulon sa javëshe është dhe nëse ajo me Bardhin do

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: